
La Liga hap hetim për Belinghamin
Mesfushori i Realit të Madridit, Xhude Belingham rrezikon një dënim shembullor nga La Liga pas incidentit më të fundit ku është përfshirë. Gjithçka lidhet me ofendimet që anglezi i ka drejtuar bashkëkombësit të tij te Getafe, Mezon Grinud.
Sipas mediave mendohet se Belingham e ka etiketuar ish-lojtarin e Junajtedit “përdhunues” nisur nga historitë e vjetra të tij. Një gjë e tillë nuk është kapërcyer mirë nga La Liga dhe nga vetë klubi i Getafes që kanë kërkuar dënimin e Belinghamit me anë të provës televizive. Incidenti i supozuar ndodhi gjatë fitores 2-0 të Realit të Madridit në Getafe të enjten në mbrëmje.
Grinud iu bashkua Getafes në formë huazimi për një sezon nga Mançester Junajted në shtator 2023. Ish-sulmuesi i Anglisë kishte qenë subjekt i një hetimi të brendshëm nga Junajted pasi Prokuroria britanike ndërpreu çështjen kundër 22-vjeçarit tani për tentativë përdhunimi, sulm dhe kufizim të lirisë.