
Lajm i mirë për Karlo Ançelotin, rikthehet qendërmbrojtësi gjerman në stërvitjet e rregullta
Atmosfera te Real Madrid është e mirë pas fitores 3-2 ndaj Man. Sitit në Ligën e Kampionëve, çka është vënë re këto ditë në qendrën stërvitore të Valdebebas. Fitorja në “Etihad” theu një tabu, duke i dhënë “Los Blankos” një fitore historike në shtëpinë e “qytyetarëve”.
Përveç rezultatit, mënyra se si skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti menaxhoi ndeshjen ishte mbresëlënëse, me presion të lartë, qëndrueshmëri në mbrojtje (vetëm pesë goditje në portë të pranuara) dhe ashpërsi më të madhe sulmuese se sa lojtarët e trajnerit Guardiola.
Sfida e radhës është ditën e shtunë kundër Osasuna, ku objektivi janë tri pikët për të ruajtur epërsinë në La Liga. Lajmi i mirë vjen nga infermieria, ku Rudiger është afër rikthimit. Mbrojtësi gjerman e ka kaluar problemin në kofshë dhe mund të rikthehet të mërkurën kundër Man. Sitit.
Allaba, nga ana tjetër, pas më shumë se një viti jashtë, ka pësuar një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë dhe do të duhet të qëndrojë jashtë edhe dy ose tre javë. I njëjti fat për Lukas Vazkez, duke luftuar me një dëmtim muskulor në gjurin e majtë pas derbit kundër Atletiko Madridit.