AA
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti, duke konfirmuar progresin institucional dhe ekonomik të vendit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ky vendim vjen vetëm një javë pas një veprimi të ngjashëm nga Banka Botërore, duke e konsideruar Kosovën tashmë si vend me institucione funksionale dhe ekonomi të qëndrueshme.
“Ky është lajm i shumëpritur dhe përsëri vulos stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit. Njëkohësisht është mirënjohje për punën e deritanishme të institucioneve tona”, shkroi Murati.
Lista e FMN-së për vendet fragjile përfshin shtete që përballen me konflikte të brendshme, paqëndrueshmëri politike dhe vështirësi në menaxhimin e financave publike. Largimi i Kosovës nga kjo listë përfaqëson një rritje të besueshmërisë ndërkombëtare dhe hap rrugë për më shumë investime dhe përkrahje zhvillimore. (INA)
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut,
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të organizojë sërish protestë më 14 mars për paga më të larta. Nga LSM
Me rastin e Ditës Botërore të Mbipeshës, sot u mbajt një aktivitet sensibilizues me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet