Lajm i mirë për Kosovën, rikuperohet portieri Arijanet Muriçi
Portieri Arijanet Muriç është kthyer në stërvitje të plotë te Kosova pasi shqetësimeve që kishte në ditët e kaluara. Ai nuk luajti në ndeshjen që Kosova i fitoi tri pikë në përballje me Lituaninë (2-1), ku portieri i Fulham qëndroi në stol.
“Në këtë stërvitje ka punuar me intensitet të plotë edhe portieri Arijanet Muric, i cili ditëve të fundit ka vuajtur nga lëndimi”, thuhet në njoftim.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franko Foda, duke pasur parasysh numrin e kufizuar të futbollistëve në këtë seancë, punoi në disa aspekte të veçanta të lojës. Po ashtu Foda me kërkesën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka liruar nga grumbullimi Andi Hotin, i cili ka udhëtuar për në Estoni, për ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025.
“Dardanët” do ta zhvillojnë nesër stërvitjen e fundit përpara se të përballen me qipriotët të martën, në orën 20:45.