Lajme të mira për Ançelotin, para sfidës me Barcelonën
Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Karvahal, do të jetë i gatshëm për finalen e Superkupës së Spanjës me Barcelonën më 14 janar. “Los Blancos” përballen me rivalët e Barcelonës në “El Clasico” në Riad me Karlo Ançelottin që po vlerëson opsionet e tij për në finale. Karvahall shënoi në fitoren gjysmëfinale 5-3 ndaj Atletico Madridit, por ai u përmend si një shqetësim dëmtimi në ditët më pas.
Sipas përditësimit të fundit nga “Mundo Deportivo”, Karvahall humbi seancën stërvitore të Real Madridit më herët gjatë ditës së sotme, pasi stërviti i vetëm në palestër. Shqetësimi për gjendjen fizike të Karvahallit nuk do të jetë një problem, dhe Ançeloti është vendosur të zgjedh një mbrojtje të pandryshuar për finalen ndaj Barçës. Ai nuk ka gjasa të bëjë shumë ndryshime në formacionin titullar, përveç mesfushës, zona që mund të ndryshohet.
Toni Kros mund të zgjidhet në 11-shen startuese nga Ançelotti me gjermanin që do të zëvendësojë Luka Modriç në ‘motorin’ e “Los Blankos”.