
Lajme te mira për Atletiko Madridin, rikuperohet sulmuesi francez
Atletiko Madridi do të tentojë rikthimin e rezultatit 1-0 pas humbjes ndaj Interit në ndeshjen e parë. Shpresat janë më të mëdha ngase Antoan Griezmann do të jetë gati për ndeshjen kthyese.
Stafi mjekësor i ka ndezur dritën e gjelbër lojtarit për të qenë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Ka gjasa që francezi të luaj disa minuta në ndeshjen e fundjavës në La Liga ndaj Kadizit.
Situata e mbrojtësit Himenez do të testohet edhe një here, por opsioni i rikthimit të lojtarit është i mundshëm./Indeksonline/