
LAJMI I FUNDIT: Vdes polici që u plagos në Kaçanik, policia jep detajet 👇🏽
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë mbrëmë në Kaçanik.
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 23:00, në hyrje të ndërtesës ku ai banonte, në rrugën “Idriz Seferi”.
Burimet policore bëjnë të ditur se viktima fillimisht është gjetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës nga Kaçaniku, të cilët e kanë transportuar policin në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Megjithatë, si pasojë e plagëve të marra, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve dhe është shpallur i vdekur nga mjekët.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin për GazetaDemos, duke bërë të ditur se prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës janë njoftuar për këtë ngjarje tragjike.