Lamine Yamal barazon rezultatin, Spanjë -Francë 1:1
Më në fund gjeti atë që meritonte. Pas plot pesë ndeshjesh, ku arriti të asistojë shokët e tij të skuadrës në 3 raste, tashmë “ylli” spanjoll, Lamine Yamal ka arritur të gjejë golin e parë në Euro 2024, duke vendosur baraspeshën në “Allianz Arena”, të Mynihut.
Një goditje perfekte e talentit “Katalanas” përplaset fillimisht me shtyllën për të përfunduar mrekullisht në portën e Maignan. Realizimin perfekt. Rezultati shkon në 1 me 1.