LAMM: Përsëri është bllokuar qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve në vendkalimin kufitar “Evzoni”, për hyrje dhe dalje në Greqi
Prej orës 17:50 përsëri është bllokuar qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve në vendkalimin kufitar “Evzoni”, për hyrje dhe dalje në Republikën e Greqisë, për shkak të protestës së bujqve, informojnë nga LAMM.
Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.