AA
Kreu i nismës politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka kujtuar sot ngjarjen e 9 Korrikut 1997 në qytetin e Gostivarit, ku mijëra shqiptarë u ngritën për të mbrojtur flamurin kombëtar nga një akt dhune shtetërore të autoriteteve maqedonase.
Në reagimin e tij, Lapaj përkujtoi me nderim martirët Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, të cilët humbën jetën si pasojë e ndërhyrjes së dhunshme policore dhe ushtarake. Po ashtu, ai theksoi se mbi 200 persona u plagosën dhe 320 të tjerë u arrestuan, përfshirë kryetarët e atëhershëm të komunave të Gostivarit dhe Tetovës – Rufi Osmani dhe Alajdin Demiri.
“Është e trishtë që politika zyrtare e Tiranës nuk e ka nderuar kurrë siç duhet këtë sakrificë,” u shpreh Lapaj, duke shtuar se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për një Shqipëri të fortë ekonomikisht, që të jetë garanci për sigurinë dhe identitetin e shqiptarëve në gjithë hapësirën kombëtare.
“Kur Shqipëria është e zhvilluar, edhe shqiptarët në trevat e tjera janë më të sigurtë. Ne kemi detyrën të punojmë për një Shqipëri të fortë, që askush të mos guxojë të na nëpërkëmbë,” përfundon Lapaj.
Deklarata e tij u publikua në 27-vjetorin e ngjarjes që mbetet një ndër momentet më dramatike dhe heroike në historinë e rezistencës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. (INA)
Shtëpia botuese Logos-A sjell për lexuesit botimin më të ri: “Rinia në kërkim të kuptimit”, nga mendimtari bashkëkohor turk Mehmet
Propozimi i Komisionit Evropian që shoferët profesionistë të RMV-së të pajisen me viza D për qëndrime më të gjata në
Ndonëse Aleanca për Shqiptarët është ndarë në katër pjesë, Arben Taravari thotë se nuk ka shumë Aleanca, por ata që