Laporta akuza Real TV: Propaganda juaj është e turpshme
Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë klubin e Real Madridit për propagandë duke ndikuar kështu tek vendimet e arbitrave në fushë.
“Ne te Barcelona nuk e kemi praktikuar kurrë propagandën si Real Madrid TV. Kjo po bëhet e tepërt dhe Komiteti i Arbitrave apo Federata, duhet të ndërhyjë. Ajo që ndodhi në ndeshjen me Almerian ishte e turpshme dhe e panë të gjithë. Por, më e habitshmja është se pavarësisht vendimeve në favor të Realit, ata sërish dalin në publik dhe deklarojnë se arbitrat favorizojnë Barcelonën”, u shpreh Laporta.