
Laporta tregon të vërtetën: Ja pse vendosa të merrja Hansi Flik
Nga mosmarrëveshjet me ish-trajnerin e Barcelonës, Çavi Hernandez, te nënshkrimi me Hansi Flik. Me një përqafim virtual për Robert Levandovskin. “Shou” u drejtua nga Zhoan Laporta, presidenti i klubit katalanas, në intervistën e dhënë për “El Mundo Deportivon”.
Çfarë ndodhi në të vërtetë kaq serioze mes Barcelonës dhe ish-trajnerit Çavi, që çoi në shkarkimin e 44-vjeçarit spanjoll?
“Këtë vit gjërat nuk funksionuan. Në shkurt pranova që ai do të largohej në qershor, sepse ai është një ‘Culé’ dhe sepse ai gjithashtu na ndihmoi që të mos kërkojmë urgjentisht një zëvendësues. Më pas ai na kërkoi të vazhdojmë. E pyeta nëse besonte te skuadra dhe ai më tha ‘Po’. Çavi është legjendë dhe entuziazmi i tij na bëri të merrnim vendimin për ta konfirmuar.
Pra, çfarë ka ndryshuar?
“Një ndryshim bisede për ekipin. Që nga momenti që ai bëri ato deklarata dhe ndryshoi në thelb kërkesat e tij, më bëri të kuptoj se duhej të jepja një impuls tjetër, më bëri të rimendoja dhe mendova të merrja Hansi Flik për të nxjerrë më të mirën nga ky ekip. Bordi i drejtorëve ka fuqinë për t’i marrë këto vendime dhe t’i korrigjojë ato, siç bëri edhe me Çavin,” tha mes tjerash Laporta.