Lara Kolturi, në “TOP-10” e garës së sllallomit në Austri
Vijon sezoni pozitiv i skiatores shqiptare Lara Kolturi, që ka regjistruar rezultatin e saj më të mirë në garat e Kupës së Botës. Në garën e sllallomit zhvilluar në pistën e Flachau, në Austri, ajo u klasifikua në vendin e 9-të.
Ky është rezultati më i mirë për 17-vjeçaren Lara Colturi, teksa për herë të parë në karrierë renditet brenda “TOP 10” tw skiatoreve më të mira në Kupën e Botës. Rezultat ky që konfirmon formën e shkëlqyer të skiatores adoleshente, që po befason këtë sezon.
Pas zbritjes së parë, Kolturi dha kohën 55”80, ndërsa në zbritjen e dytë ajo ndali kromometrin në kohën 56”04. Me kohën e përgjithshme 1’51”84, Kolturi e mbylli garën e Flachau në vendin e nëntë.
Tashmë renditja brenda “TOP 20” po kthehet në një formalitet për skiatoren e lindur në Itali, por që ka pasaportë shqiptare e garon për ngjyrat kuqezi.