Largime nga kampi i Spanjës, shkak janë dëmtimet
Kombëtarja e Spanjës gjatë ditës ka marrë një lajm jo të mirë në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombëve. Futbollisti i Aston Villa-s, Pau Torres është larguar nga kampi i kampionëve europian shkaku i lëndimit. Torres do të mungojë në dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Danimarkës dhe Zvicrës.
“Mbrojtësi ndërkombëtar është jashtë kampit stërvitor dhe nuk do të udhëtojë me ekipin për ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Danimarkës dhe Zvicrës. Lojtari i Aston Villa mbërriti me shqetësim muskulor nga ndeshja e tij ndaj Liverpullit dhe pas analizave të kryera nga shërbimet mjekësore të RFEF-së vlerësohet se ai nuk do të arrijë në kohë për dy ndeshjet e fundit ndërkombëtare të vitit dhe në këtë mënyrë shmangni marrjen çdo lloj rreziku”, shkruhet në postimin e Spanjës në rrjetet sociale.