Lautaro Martinez, favorit në konkurencën për të fituar “Topin e Artë”
L’Equipe ka konfirmuar atë që ishte tashmë një fakt për shumicën: Lautaro Martinez është ndër katër favoritët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” të vitit 2024.
Botuesi i “L’Eqiupe”, i cili zotëron edhe të famshmen “France Futboll” (krijoi çmimin në vitin 1956, i organizuar së bashku me UEFA-n këtë vit), nxori në pah kapitenin e Interit, të freskët nga sukseset në Serie A dhe Kopa Amerika, duke e konsideruar ndër katër favoritët së bashku me Rodrin, Bellingamin dhe Vinicius JR.
Konkurrenca është shumë e fortë, duke qenë se sulmuesit të Interit do t’i duhet të përballet me mesfushorin spanjoll, që sapo ka fituar “Euro 2024” dhe Premier Ligën me Man. Sitin dhe sulmuesit e Realit të Madridit, të cilët fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve edhe nëse nuk ia dolin të triumfonin respektivisht me Anglinë dhe Brazilin.
Si “autsider” vlen të përmendet Karvahal, i cili vjedh më pak vëmendje se katër të tjerët, por që ka fituar gjithçka: La Ligan dhe Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit dhe Euro 2024 me Spanjën.
Por Lautaro nuk është rastësisht në “Top 4”. Ai në 54 ndeshje (44 me fanellën e zikaltërve dhe 10 me atë bardhekaltër) sezonale me 35 gola (27 me Interin, tetë me Argjentinën) dhe tetë (shtatë plus një) asistime, plus tri kupa (për të mos harruar Superkupën e Italisë me Interin) dhe çmimin e lojtarit më të mirë të kampionatit të fundit italian. Më 28 tetor do të mësohet se cili do të jetë trashëgimtari i Messit.