Lautaro Martinez futet në krizë të madhe, kapiteni krijon telashe tek Interi
Numrat thonë se në krahasim me sezonin e kaluar, Lautaro Martinez është një tjetër lojtar. Në këtë pikë të sezonit vjet kishte shënuar 14 gola në të gjitha kompeticionet.
Këtë vit ka vetëm 6 gola dhe 5 janë në Seria A dhe një në Ligën e Kampiomnëve. Kundër Napolit u limitua në maksimum nga markatura asfiksuese e Buonxhornos. Mbrojtësi i Napolit u detyrua që të spostohej deri në mesfushë dhe për të larguar topat e pisët që shkonin drejt sulmuesit. Në rastin e vetëm që pati, atë në pjesën e dytë preferoi të mos godiste menjëherë, por të zotëronte topin. Por ky është një tjetër Lautaro.
E tregon edhe mënyra se si ka lëvizur në fushën e lojës. Më shumë topa i ka prekur në mesfushe dhe shumë pak brenda zonës. Argjentinasi ka bërë vetëm 13 pasime dhe nuk ka goditur kurrë në portë. Tentoi vetëm një goditje që përfundoi jashtë dhe një tjetër që u devijua nga “muri” i Kontes. Rënia e “Toros” nga viti i kaluar është evidente.