
LDK: Jemi partia e dytë, ja sa përqind kemi
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se subjekti politik që përfaqëson ka realizuar një exit poll me 80 mijë respodentë.
Mustafa ka thënë se rezultatet e exit poll-it e nxjerrin LVV’në 34 për qind, kurse LDK’ja është partia e dytë me 24 për qind.
Rezultati i exit pollit të LDK’së nxjerr PDK’në si partinë e tretë.
“Rezulton që LVV ka dalë në 34 për qind LDK 24 për qind, ndërkaq PDK 22 për qind. Ajo çfarë është e rëndësishme të thuhet është se LDK ka dyfishim të rezultatit, pa llogaritur këtu votat nga diaspora, ku presim rritje deri në tri përqindje. I bëjmë thirjre komisionerëve në mbrojtjen e votës.
LDK ka realizuar një exit poll me 80 mijë respodentë, exit poll më i madh, ku LDK rezulton që së paku të ketë dyfishuar rezultatin. Sa i përket diasporës, do të ketë minimumi një rritje dy deri në tri pikë të përqindjes”, ka thënë ndër të tjera Mustafa. /Insajderi.org/