
Lebron Xhejms vendos rekord dhe lë pas Karim Abdull-Xhabarin
LeBron Xhejms është dhe vazhdon të mbetet një basketbollist i jashtëzakonshëm. Ai u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënoi 50,000 pikë në sezonin e rregullt dhe në atë play-off së bashku.
Xhejms theu rekordin me një trepikësh në fillim të çerekut të parë të ndeshjes që Lejkers fituan ndaj ndaj Nju Orlins Pelikans (136-115). Në këtë ndeshje, “King Xhejms” realizoi 34 pikë për Lejkers, duke qenë shënuesi më i mirë.
Duket qartë se LeBron Xhejms nuk njeh kufij dhe sa herë i jepet mundësia për të thyer një rekord, ai shkon drejt tij. Në moshën 40-vjeçare, ai është i jashtëzakonshëm dhe tashmë arrin kuotën e 50 mijë pikëve.
Pas LeBron Xhejms mbetet Kareem Abdul-Xhabar, i cili në njëzet sezone në NBA ka gjithsej 44,149 pikë, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të vlerësuar në historinë e basketbollit botëror.