Ledri Vula: Unë dhe Sara kemi qenë të ndarë kur ajo mbeti shtatzënë
AA
Lidhja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, pastaj edhe ndarja e tyre, është komentuar pafund dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, Ledri së fundmi ka hapur zemrën, duke rrëfyer si asnjëherë më parë për raportet me Sarën dhe ndarjen e tyre.
I pyetur për ndarjen, ai ka thënë se i vjen keq vetëm për vajzën e tyre, asgjë tjetër.
“Se di, as nuk jam ndalë me mendu. Më vjen keq veç për Poin, për diçka tjetër jo”, ka thënë Ledri në emisionin “Mirëmbrëma yje”.
Pavarësisht ndarjes, Ledri ka thënë se lidhja e tyre me Sarën për aq kohë sa ishin bashkë ka funksionuar për shkak se ishin karaktere të ndryshme, që kanë plotësuar njëri-tjetrin.
“Unë e Sara jemi krejtësisht kundër për atë kemi mundur të funksionojmë”, është shprehur reperi kosovar.
Mes tjerash, ai ka treguar edhe një detaj të cilin nuk e ka thënë kurrë më parë.
Ledri bëri të ditur se në momentin që Sara kishte mbetur shtatzënë me vajzën e tyre Poin, çifti kanë qenë të ndarë.
“E kena dashtë, por ka ardhur befas, bash në atë moment kur s’e kemi pritë. Në fakt me të kallxu drejtë, se din kërkush, por një ditë para se me ndodhë pandemia, na jena nda. Pastaj kur ka shku, janë bo dy-tre javë, veç kur po më thirrë ne telefon, thash ‘hë, çka u bo tash’, edhe veç kur e ka nxjerrë ekon…”, u shpreh Ledri.
Siç duket, Ledri dhe Sara ia dhanë edhe një shancë lidhjes së tyre pasi e kuptuan se do të bëhen prindër.
“Se disha a jom në andërr, pyetja ime e parë ka qenë ‘a po don me majt’, Sara ishte shumë e lumtur, pastaj edhe unë kur vendosi me e majt…”, tha ndër të tjera Ledri.
Granit Osmani: UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së,
Ish luftëtari i UÇK-së, Granit Osmani, ka reaguar lidhur me protestën për krerët e UÇK-së, duke theksuar se qëndrimi i
‘‘Jo në emrin tim’’ – Protesta kundër dënimit
Liria ka Emër, ka njoftuar se edhe në Frankfurt e Hanover, janë mbajtur protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së
Marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve
– Nesër, më 27 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve