Leklerk: Janë tri gara të njëpasnjëshme dhe gjithçka mund të ndodhë
Edhe këtë fundjavë, botërori i Formula 1 është pushim, për të nisur më pasë një fund-sezon të zjarrtë, me tri gara radhazi. Te Ferrari, pas disa fitoresh radhazi, janë të bindur se fitimi i titullit kampion për konstruktorë është i mundshëm, duke parë diferencën e vogël ndaj MekLarenit në renditje.
I bindur për këtë është piloti monogask Sharll Leklerk, që në prag të garës në Las Vegas.
“Kjo është një pistë ku ne duhet të bëjmë mirë. Është fakt që kemi përmirësuar shumë menaxhimin e gomave këtë vit. Duke qenë se të gjithë jemi shumë afër në luftën për fitore, besoj se do të kemi akoma një shans për sukses,” tha në fillim Leklerk.
Më pas 27-vjeçari nga Montekarlo theksoi se gjithçka mund të ndodh në këto 3 gara.
“Sezoni është drejt fundit, janë tri gara të njëpasnjëshme, pa pushim dhe gjithçka mund të ndodhë. Nëse e nisim me një rezultat të mirë në Las Vegas, atëherë edhe motivimi për dy garat në Arabi do të jetë më i madh. Ky është objektivi ynë,” gtha në fund Leklerk.