Lëndimi, Rafinja nuk luan në finalen e Supërkupës së Spanjës
Një lajm i mirë dhe një i keq për Çavi Hernandezin, pas gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Osasuna-s. Lajmi pozitiv ishte rikthimi i Pedrit, ndërsa ai negativ, dëmtimi i Rafinja-s. Me një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës, braziliani duhej të largohej nga fusha para mbylljes së pjesës së parë dhe do të humbasë finalen kundër Real Madridit.
Gjatë aksionit, në të cilin u rrëzua, Rafinja ndjeu një ‘goditje’ në kofshën e tij, për këtë arsye kërkoi menjëherë zëvendësim. Menjëherë më pas, pa u ngrohur as në fushën e lojës është futur Lamine Xhamal. Braziliani, i cili qëndroi në zonën e stolit, dukej i mërzitur nga problemi i tij i dytë i muskujve në këtë sezon. Këtë të premte, lojtari do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Riad.
Rafinja do t’i nënshtrohet një MRI për të zbuluar më në detaje shkallën e dëmtimit, megjithëse kthimi i tij vështirë se do të ndodhë përpara Barça-Viljarreal në La Liga, në fund të janarit.
Tani për tani, “infermieria” blaugrana ka pesë pacientë: Ter Stegen, Kanselo, Markos Alonso, Gavi dhe Rafinja. Mbrojtësi portugez e ka shumë të vështirë për të luajtur në finalen e Superkupës së Spanjës, të dielën, por ende nuk është përjashtuar si mundësi.