
Lëndohet Erdon Daci, mungon në sfidat miqësore të Maqedonisë në Antalia
Erdon Daci nuk do të mund të jetë në dispozicion të trajneri Blagoja Milevski për dy ndehsjet miqësore të cilat Maqedonia I zhvillon në muajin mars kundër Moldavisë dhe Malit të Zi.
Futbollisti shkupjan ka pësuar një lëndim me skuadrën e tij Beveren dhe nuk do ti bashkohet grupit të reprezentuesve në grumbullim të hënën në Antalia. Skuadra e tij Beveren humbi 0:1 nga Patro Eisden, teksa Erdon Daci luajti për 83 minuta. Reprezentuesi i Maqedonisë këtë sezon regjistron shtatë paraqitje me klubin belg, ku ka shënuar një gol dhe një asist.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë kontrolluese do ta luaj me 22 mars, ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me Malin e Zi.