Lëndohet një person- pësoi aksident në komunikacion

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në Galicë të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Aksident trafiku me lëndime rreth orës 18:27, është raportuar se në fshatin Galicë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e përfshirë një veturë civile me targa vendore”, ka thënë Zahiti.