Leonardo Bonuçi firmos me Fenerbahçen, mesohen edhe detajet
Pas dështimit për t’u rikthyer në Serinë A, Leonardo Bonuçi është nisur drejt Turqisë, ku sot duhet të përfundojë transferimin te Fenerbahçe.
Aventura e Bonuçit në Union Berlin ishte jetëshkurtër, klubi i tij i ri do të jetë Fenerbahçe. Ai duhet të jetë sot në Stamboll, të kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë me klubin turk deri në fund të sezonit.
Për këtë kontratë të shkurtër, Bonuçi do të marrë një pagë prej 1.3 milionë euro. Një dëmshpërblim do të marrë edhe Union Berlin, por nuk do të jetë një shumë e madhe.