Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti fotografohen të përqafuar në një ballkon në Romë
Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, është fotografuar së fundmi në një moment të ëmbël me të dashurën e tij, modelen italiane Vittoria Ceretti, në një ballkon piktoresk në Romë.
Ylli i filmit “Titanic”, 49 vjeç, po shijonte një filxhan kafeje ndërsa mbante në krahë Vittoria-n, 26 vjeçe, e cila gjithashtu duket se po shijon këtë romancë, shkruan DailyMail.
Në këtë dalje publike, çifti u shoqërua edhe nga nëna e Leonardo-s, Irmelin Indenbirken, e cila u pa në ballkon ndërsa Vittoria po futej brenda.
Leonardo kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona, duke kompletuar pamjen e tij me një kapelë të zezë të Dodgers dhe atlete.





