![Leonardo DiCaprio zbulon se cilën aktore e konsideron më të mirën në botë](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/12/Leonadro-DiCaprio-Gigi-Hadid.jpg)
Leonardo DiCaprio zbulon se cilën aktore e konsideron më të mirën në botë
Leonardo DiCaprio konsiderohet si një nga emrat më të njohur në botë dhe një nga aktorët më të mirë të gjeneratës së tij.
Disa nga rolet e tij më të shquara janë Jack në “Titanic” dhe Jordan Belfort në “The Wolf of Wall Street”, gjersa fitoi edhe një ‘Oscar’ për rolin e tij në “The Revant”.
Duke folur se kë e konsideron si aktoren më të mirë, ai zbuloi se i ka lënë më shumë përshtypje Meryl Streep, me të cilën ka punuar në filmin e vitit 1996, “Marvin’s Room”.
“Isha 18 vjeç kur punoja me Meryl. Duke e parë pas kamerës mendova se si do të dukej performanca e saj në ekran, dhe më vonë kur pashë filmin në kinema mendova se ajo është pa dyshim aktorja më e mirë në botë”, shpjegoi DiCaprio.
Copyright © 2025 Qoxag. All Right Reserved.