Letau: Ne besojmë në perspektivën e Agon Elezit në Bundesligë
Tashmë gjithçka është zyrtare, Agon Elezi bën një hap të madh në karrierë, duke firmosur me “gjigantët” e futbollit gjerman, Bohumin, me 22-vjeçarin që kalon te këta të fundit, pas një “aventure”, te kroatët e Varazhdinit.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, mesfushori me tipare defensive do të kalojë në një kontratë minimalja 3-vjeçare, te gjermanët, mirëpo detajet përfundimtare të kontratës ende nuk janë zbuluar.
“Te Agoni, është një mundësi tregu që është shfaqur në afat të shkurtër, të cilën ne vërtet donim ta përdornim. Ai ka potencial të madh dhe ne i besojmë atij në perspektivën për të kaluar në Bundesligë,” tha mes tjerash drejtori sportiv i Bohumit, Mark Letau.
Ndërkaq, kujtojmë se Elezi ka luajtur për Shkupin dhe Kaen U19 në Francë, teksa në futbollin profesionist, ka luajtur për Vëllazërimin në Maqedoni, Skënderbeun në Shqipëri dhe për Varazhdinin në Kroaci.