![Levandovski: Të gjitha gjërat e këqia dhe negative u bashkuan në 2023](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/02/Robert-Lewandowski-celebrates-after-scoring-his-sides-fourth-goal-during-a-Group-C-Champions-League-soccer-match-between-FC-Barcelona-and-Viktoria-Plzen-850x560.jpg)
Levandovski: Të gjitha gjërat e këqia dhe negative u bashkuan në 2023
Robert Levandovski e konsideroi mjaft të vështirë për të vitin që kaloi. Gjë që e dëshmojnë edhe statistikat e tij në fushën e blertë.
“Në vitin 2023 ishte një kohë kur ndihesha, jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht më i dobët. Të gjitha gjërat e këqia dhe negative dukej se u bashkuan në një moment. Gjithçka u grumbullua. Sigurisht, edhe unë bëra gabime. Rashë në një lloj rryme dhe u desh goxha kohë për të dalë prej saj, për t’u kthyer në normalitet. Në futboll nuk është aq e lehtë të dalësh nga gropa, në një ose dy javë.
Gjatë asaj periudhe bëra teste fizike dhe stërvitje individuale në kohën e lirë, doli se dukesha mirë. Kjo më dha shumë përgjigje, gjithashtu. Tani ndihem mirë fizikisht, dua ta ndihmoj maksimalisht Barcelonën,” shpjegoi sulmuesi polak.