
Leverkuzeni konfirmon, Florian Virtz do të mungojë kundër Bajern Munihut
Bajer Leverkuzeni do të duhet të bëjë pa yllin kryesor të tyre, Florian Virtz. Gjermani, kishte pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e së shtunës ndaj Verder Bremenit. Anësori Virtz, do të jetë për disa javë jashtë fushave të blerta.
Kjo është një goditje për Leverkuzenin, pasi që do të humbasë edhe ndeshjen e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve ndaj Bajern Munihut.
Virtz, këtë sezon ka bërë 39 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola dhe 13 asistime për kampionin në fuqi të Gjermanisë./IndeksOnline/