AA
Lëvizja Antibixhoz në Maqedoninë e Veriut alarmoi për rritjen e numrit të objekteve të lojërave të fatit.
Jushi Emurllai nga kjo Lëvizje theksoi se Qeveria nuk po i përfill kërkesat e saj për mbyllje të tërësishme të kazinove, edhe pse gjatë fushatës zgjedhore bixhozi ishte kryetemë.
“Ne nga lëvizja Antibixhoz, nëse nuk bëjmë politikë, nuk do të thotë se nuk i njohim rrethanat rreth nesh. Jemi në gjendje t’i kuptojmë disa veprime tuaja mirëpo nuk mund t’i arsyetojmë. Të nderuar, të sqarohemi se Lëvizja Antibixhoz nuk sjellë ligje por inicon dhe kërkon nga ju të mbroni qytetarin dhe votuesin, duke i mbyllur të gjitha objektet deri në sjelljen e ligjit të mirëfilltë konform kërkesave të lëvizjes Antibixhoz”, theksoi Emurllai për TV Alsat.
Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti
Një grup i dyshuar për kontrabandë të mallrave, korrupsion dhe tregti të paligjshme me barna është goditur në një aksion
Shkup, 22 shtator 2026-Demokracia nuk ndërtohet vetëm përmes zgjedhjeve, por edhe përmes dijes, fakteve, argumenteve dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve, theksoi