AA
Lëvizja Arbëria e dënon me ashpërsinë më të madhe aktin barbar të ndodhur para disa ditësh në Manastir, ku një bashkatdhetar i yni nga Dibra, me shtetësi suedeze, u sulmua vetëm pse mbante një bluzë me simbolin e shqiponjës.
Ky veprim i turpshëm, i shoqëruar me dhunë fizike dhe poshtërim publik, nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të urrejtjes etnike që ende ushqehet në disa qarqe të errëta antishqiptare. Dhuna e ushtruar dhe publikimi i fotografisë së bluzës si “trofe” nga huliganë të maskuar nuk përbën thjesht një sulm ndaj një individi, por një fyerje të rëndë ndaj dinjitetit kombëtar dhe një mesazh kërcënues për çdo shqiptar. Ne kërkojmë nga institucionet shtetërore të veprojnë menjëherë për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve, si dhe të garantojnë të drejtat dhe sigurinë e çdo qytetari, pa dallim etnie.
Simbolet tona kombëtare nuk janë provokim, por shenjë identiteti dhe krenarie, janë një vlerë që askush nuk ka të drejtë t’ia mohojë shqiptarëve. Lëvizja Arbëria qëndron fuqishëm përballë çdo forme urrejtjeje dhe dhune, duke besuar në barazi, respekt dhe bashkëjetesë të vërtetë. Sot është koha e institucioneve që të tregojnë seriozitet, sepse heshtja është bashkëfajësi.
Politikanët maqedonas dhe qarqet që mbajnë gjallë frymën antishqiptare duhet ta kuptojnë një herë e mire se një Maqedoni pa shqiptarët, thjesht fshihet nga harta. E kush e injoron këtë realitet, nuk dëmton shqiptarët, por ardhmërinë e vetë shtetit.
Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Shkup e privoi nga liria një person lidhur me aksidentin rrugor në Shkup,
VLEN ka reaguar ndaj qëndrimit të Bujar Osmanit për vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për shpalljen “non-grata” të imamit Bekir
Ministria e Ekonomisë dhe Punës vlerëson se aktualisht nuk ka nevojë për masa të reja për kufizimin e çmimeve të