AA
Lëvizja Arbëria me ish-deputetin Orhan Ibrahimi i është bashkuar takimeve të koalicionit VLEN në komunën e Likovës.
“Bashkimi ynë është garancia për fitore! Bashkohuni edhe ju me ne për një Likovë më të zhvilluar dhe më të drejtë”, theksoi Iljasa Abazi, përfaqësues i VLEN-it dhe kryetar i degës së Alternativës në Likovë.
Ai lidhur me këtë takim ka njoftuar si më poshtë:
“Sonte zhvilluam një takim me strukturat e VLEN në komunën tonë.
Në këtë rrugëtim për ndryshim, na u bashkua edhe Lëvizja Arbëria me ish-deputetin Orhan Ibrahimi, duke forcuar edhe më shumë vizionin tonë të përbashkët. Bashkimi ynë është garancia për fitore! Bashkohuni edhe ju me ne për një Likovë më të zhvilluar dhe më të drejtë”, shkroi Abazi.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, foli për kontributin e ish-ministrit të Aleancës
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka kritikuar ashpër ish-bashkëpartiakun e tij, Arben
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” shprehu shqetësime dhe dilema lidhur me projektin