Lëvizja BESA takon banorët e Studeniçanit dhe Batincës
Lëvizja BESA sonte ka qëndruar në Studeniçan dhe Batincë. Nga kjo parti thonë se entuziazmi Frontit Opozitar po krijon ortek.
“Era e Lëvizjes BESA po shndërron Ortek!
U nisëm për vizitë në Studeniçan dhe Batincë. Por entuziazmi pro Lëvizjes BESA dhe Frontit Opozitar, nga një erë po krijon orteg i cili po tërheq me vete pafund të rinj dhe qytetar.
A ju nuk keni parë gjë akoma. 8 Maji do të sjell sihariqin e shqiptarëve të pritur për dy dekada!
Faleminderit Studeniçan, Batincë e shqiptarë kudo që jeni” – shkruan Adnan Azizi. /Zyrtare.net/