
Lëvizja në Malin Sharr e lejuar vetëm me leje të posaçme, gjobat paralajmërohen për shkelësit
Gjobë deri në mbi 1,000 euro për shëtitje në Malin Sharr pa pëlqimin e “Parkut Kombëtar”. Lëvizja e lirë kërkon paraqitje elektronike dhe konfirmim përmes emailit.
“Procedura është e thjeshtë, vizitorët paraqiten online dhe marrin konfirmim për lëvizje në zonën e autorizuar,” tha Millorad Andieski nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”.
Ky vendim synon mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, që janë rritur dukshëm për shkak të temperaturave të larta. Kryeshefi i Njësisë kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ameti, paralajmëron për kujdesin e bujqve gjatë pastrimit të arave dhe djegies së mbetjeve.
Vitin e kaluar u dogjën mbi 90,000 hektarë, me qindra zjarre në të gjithë vendin.(INA)