
Liga e Kampionëve, testi i fundit për Karlo Ançelotin para shkarkimit
Real Madrid thuhet se nuk do të shkarkojë Karlo Ançelottin nëse nuk ndodh ndonjë fatkeqësi në Ligën e Kampionëve. “Los Blancos” nuk e kanë në plan të shkarkojnë trajnerin italian pavarësisht humbjes së rëndë ndaj Barcelonës.
Sipas raportimeve nga Relevo, pozicioni i trajnerit është i sigurt nëse nuk ka një dështim të madh në Ligën e Kampionëve. Nëse Real Madrid eliminohet në fazën e grupeve, klubi pritet të veprojë. Në një rast të tillë, Santiago Solari do të marrë drejtimin e përkohshëm deri në verë.
Ancelotti, i cili është lidhur me kombëtaren e Brazilit, mbetet i fokusuar në ndeshjet e ardhshme të Real Madridit. Klubi po i jep përparësi stabilitetit ndërsa synon suksesin në Evropë.