
Liga e Konferencës mëson vazot dhe skuadrat e kualifikuara
Liga e Konferencës ka plotësuar listën me 16 emrat e kualifikuar në turin tjetër me eliminim direkt të turneut,
Në vazon e parë të shortit janë vendosur ekipet që fituan grupet përkatëse në fazën e mëparshme, me emra të rëndësishëm si Aston Vila, Fiorentina apo Fenerbahçe të cilët hyjnë në garë.
VAZO 1
Aston Vila, Klub Brizh, Fenerbahçe, Fiorentina, Lillë, Makabi Tel-Aviv, PAOK, Viktoria Plzen.
VAZO 2
Ajaks, Dinamo Zagreb, Makabi Haifa, Servet, Shturm Grac, Molde, Olimpiakos, Rojal Union.