Liga e Konferencës, sjell përballjen e madhe në Amsterdam
Liga e Konferencës ka rezervuar plot 8 sfida, ku padyshim më spektakolare pritet të jetë ajo mes Ajaksit dhe anglezëve të Aston Villa. E konsdieruar si një finalen e parakohshme, të dy skuadrat do të kërkojnë me ngulm triumfin evropian, ku për hir të së vërtetës, kjo falë edhe formës së jashtëzakonshme, që po kalojnë favoritë mbeten anglezët e Aston Villa, megjithatë gjithçka do të vendoset në fushën e blertë, ku i pranishëm do të jetë edhe arbitri i mirënjohur shqiptar, Enea Jorgji, të cilit i është besuar një tjetër mision i rëndësishëm nga UEFA.
Përballje të lehta, të paktën në letër duket të kenë “gjigantët” grek të Olimpiakosit dhe Fiorentina-s, me skuadrën nga Pirea, që do të presë izraelitët e Makabi Tel Aviv, ndërsa italianët, finalistët e edicionit të kaluar të këtij kompeticioni do të ndeshen me një skuadër tjetër izraelitë, atë të Makabi Haifa.
Ndërkohë në përballjet e tjera, “gjigantët” belg të Klub Brizhit do të udhëtojnë drejt Norvegjisë, aty ku i presin kampionët e Mollde-s. “Blutë” e Dinamo Zagrebit kanë gjithashtu një sfidë të vështirë, ku përballë do të kenë grekët e PAOK-ut.
Përballje tejet të komplikuara kanë gjithashtu edhe francezët e Lille dhe Fenerbahçes, të cilët do të udhëtojnë drejt transfertave austriake të Shturm Gracit dhe Rojall Unionëve në Belgjikë, ndërsa zviceranët e Servetit presin në “shtëpi” çekët e Viktoria Pllzenit. /abcnews.al/