
Limani shtron iftar për qytetarët e Gostivarit
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar se do të organizohet një iftar tradicional për qytetarët e Gostivarit.
Ky organizim, i cili synon të forcojë ndjenjat e bashkëpunimit dhe solidaritetit brenda komunitetit, do të mbahet të premten, më 14 mars, pranë Kullës së Sahatit në qendër të qytetit.
Kryetari Limani ftoi të gjithë qytetarët e Gostivarit, pa dallim feje dhe kombësie, të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe të shijojnë bashkë iftarin.
“Ramazani është muaj feste dhe festat bëhen më të mira bashkë”, thuhet në thirrjen e e kryetarit Valbon Limani.
Ky organizim do të sjellë gjithashtu një mundësi për të ngritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e traditave dhe vlerave fetare në jetën e përditshme të qytetarëve të Gostivarit.