
LINDJET “E PANJOHURA”
AA
LINDJET “E PANJOHURA”
Ridvan Ismaili
Gjatë analizave të të dhënave vitale statistikore për vitin 2024, e që janë publikuar gjatë muajit qershor, është evidentuar një ndryshim i pazakontë në strukturën e të dhënave për lindjet sipas përkatësisë etnike të nënës. Konkretisht, kemi një rritje të konsiderueshme të numrit të lindjeve të regjistruara në kategorinë “E panjohur” (nepoznato), gjë që nuk ka qenë prezent në këtë përmasë në vitet e mëparshme.
Ky fenomen paraqet devijim nga trendet e zakonshme statistikore dhe rrit shqetësimin lidhur me cilësinë dhe përpunimin e të dhënave të grumbulluara. Në vitet e kaluara, kategoria “E panjohur” ka qenë prezente si numër një apo dyshifrorë, ndërsa këtë vit ka arritur në katërshifrorë, me ç’rast shënon një rritje që mund të ndikojë në saktësinë e analizave demografike.
Në vazhdim po japim një pasqyrë statistikore për vitet e fundit lidhje me numrin e lindjeve që bien në grafën “E panjohur”
Lindjet sipas përkatësisë etnike të nënës:
👇 👇
Viti (grafa “E panjohur”)
2019 6
2020 19
2021 24
2022 30
2023 37
2024 1815 foshnja të sapolindura
Përndryshe gjatë vitit 2024, sipas përkatësisë etnike të nënës, kemi:
6 841 foshnja të lindura të përkatësisë etnike maqedonase dhe
5 473 foshnja të përkatësisë etnike shqiptare.
Për fund mund të themi se, është e nevojshme të ndërmerret një shqyrtim i hollësishëm i burimit të këtyre të dhënave, në bashkëpunim me institucionet përkatëse (spitalet, Librin Amë), me qëllim që të identifikohen arsyet e kësaj mungese të të dhënave dhe të përmirësohet saktësia dhe përfaqësimi i të dhënave statistikore në të ardhmen.