AA
Në zyrën e Avokatit të Popullit sot, nga ora 07:00 deri në 19:00, do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votës.
Sipas njoftimit të zyrës së Avokatit të Popullit, përveç zyrës qendrore në Shkup, për qytetarët do të jenë të hapura edhe zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë, me qëllim që t’u ofrohet ndihmë në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore.
Përveç linjës falas, qytetarët mund të kontaktojnë edhe në këto numra telefoni për ndihmë:
• Tetovë: 044 344-082
• Kërçovë: 045 228-586
• Manastir: 047 242-310
• Kumanovë: 031 431-488
• Strumicë: 034 329-996
• Shtip: 032 389-700
Në njoftim shtohet se Avokati i Popullit do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve përmes ndërmarrjes së masave urgjente, me qëllim që të sigurohet reagim efektiv nga organet kompetente gjatë procesit zgjedhor dhe nga institucionet e tjera që kanë detyrim të garantojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara.(INA)
Kuvendi, në seancën e sotme të 98-të, miratoi disa zgjidhje legjislative me procedure të shkurtuar, duke përfshirë ndryshime në ligjet
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit