
Lionel Mesi dhuron spektakël dhe luan kundër ish klubit të tij
Skuadra e Inter Majamit zhvilloi një tjetër ndeshje miqësore para nisjes së sezonit të ri në MLS. Kësaj radhe klubi amerikan si kundërshtar pati skuadrën argjentinase, Nju Old Bojs, kurse ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi kjo ndeshje ishte emocionuese, pasi si kundërshtar kishte ish-klubin e tij të fëmijërisë. Mesi luajti 60 minuta dhe dhuroi spektakël me topin, kurse në fundin e ndeshjes të gjithë ekipa kundërshtare bëri foto me të për ta ruajtur kujtim.
Te skuadra e Nju Old Bojs luajti lojtari i njohur dhe i shumë skuadrave, përfshi Atletiko Madrid, Interin dhe Sevilja-n, Ever Banega. /Indeksonline/