‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër
Skenderaj është qyteti i radhës që do të protestojë kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta është paralajmëruar nga nxënësit e shkollave të mesme dhe do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Ndërkohë, protesta të ngjashme po zhvillohen çdo ditë në kryeqytet, ndërsa mobilizimit i është bashkuar edhe diaspora shqiptare, përmes protestave në Gjermani, Zvicër, Kanada dhe vende të tjera.