Lista për “EURO 2024”, Deshamp fton lojtarin që luan në Arabinë Suadite
Didier Deshamp ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri në fund të turneut. Djemtë e Deschamps shpresojnë të largojnë zhgënjimin e tyre në Kupën e Botës 2022 pasi u mundën me penallti nga Argjentina e Lionel Messit në finalen e Katarit. Deshamp emëroi skuadrën e tij për turneun, i cili do të zhvillohet në Gjermani.
Ylli i Premier Ligës, Mihael Olise nuk është në listë përkundër një sezoni mbresëlënës me Kristal Pallas, ndërsa befason emri i ish-lojtarit të Çellsit, N’Golo Kante, i cili luan në Al Ittihad.
Përveç Olise, mungesa të tjera të dukshme janë edhe Malo Gusto, Zhean Kler Todibo, Mateo Guendouzi, Zhen-Filip Mateta dhe Musa Diabi.
PORTIERËT
Areola, Maignan, Samba
MBROJTËSIT
Kounde, Clauss, Pavard, Konate, Saliba, Upamecano, Hernandez, Mendy
MESFUSHORËT
Camavinga, Fofana, Rabiot, Zaire-Emery, Tchouameni, Griezmann, Kante
SULMUESIT
Barcola, Dembele, Coman, Giroud, Kolo Muani, Mbappe, Thuram.