Liverpulli do të luajë pa mbrojtësin kyç në 10 duelet e radhës
Mbrojtësi i Liverpullit, Ibrahim Konate, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ku “Të Kuqtë” festuan fitoren 2-0 ndaj Real Madridit dhe kjo mund të jetë problem për trajnerin Arne Slott në periudhën e ardhshme. Pas testeve të detajuara, u konstatua se Konate do të duhet të bëjë një pushim për të paktën pesë, e më së shumti gjashtë javë, gjatë një periudhe që mund të jetë vendimtare.
Në 45 ditët e ardhshme, Liverpulli do të zhvillojë dhjetë ndeshje dhe në to do të jetë pa mbrojtësin e domosdoshëm. Vendin e Konate-s në këto duele pritet ta zënë Xho Gomez dhe Xharell Kvans. Duke nisur nga derbi me Man. Sitin, e deri në derbin me Man. Junajtedin më 5 janar, Liverpulli do të jetë sëriozisht i dobësuar.
Në mes të dy takimeve derbi me skuadrat e Mançesterit, skuadra e Arne Slotit do të luajë kundër: Njuaskëllit, Evertonit, Xhironës, Fulhamit, Sautemptonit (Kupa e Ligës), Totenhamin, Lesterin dhe Uest Hemin.
Lajmi i mirë për Liverpullin është se rikthehet portieri i parë, Alison Beker, i cili do të jetë në dispozicion edhe Arnold pas pushimit të shkurtër.