Liverpulli do të paguajë 50 mln stërlina për mbrojtësin e Hull Sitit
Liverpulli duhet të paguajë 40-50 milionë sterlina për të marrë objektivin e Man. Junajted dhe Arsenalit, Anton Robinson në janar, sipas “Football Insider”.
“The Reds” janë në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Endrju Robertsonin, i cili do të mbushë 31 vjeç në mars. Mbrojtësi i majtë skocez ka qenë i shkëlqyer për klubin e “Merseyside”, që kur u transferua atje në vitin 2017 nga Hull Siti.
Robertson ka regjistruar 11 gola dhe 66 asiste nga 318 ndeshje për Liverpullin deri më sot, por ka patur një ulje në rendiment kohët e fundit. “The Reds” janë të vendosur të ruajnë standardet në atë pozicion dhe kanë identifikuar Robinson si një opsion.
Amerikani ka luajtur me Fulham këtë sezon, duke regjistruar gjashtë asiste në 16 ndeshje në Premier Ligë. Paraqitjet e tij kanë zgjuar gjithashtu interesin e Arsenalit dhe Man. Junajtedit gjithashtu.