
Liverpulli gjen zëvëndësimin për Endrju Robertsonin, Arne Slot jep dritë jeshile
Liverpulli pritet që të bëjë një lëvizje në treg për transferimin e një mbrojtësi të majtë gjatë afatit kalimtar veror. ‘Të Kuqtë’ po shijojnë një sezon fantastik deri më tani, teksa momentalisht janë në pozitën e parë në Premier Ligën me 15 pikë më shumë se Arsenali.
Ata gjithashtu janë kualifikuar në finale të “Karabao Kupës” dhe kanë një avantazh prej 1-0 ndaj PSZH-së pas ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht suksesit në fushë, ka disa pozita të ndryshme në të cilat Slot do të dëshironte që ekipi të përforcohej. Të dielën, tifozët në rrjetet sociale identifikuan Milos Kerkez të Bournemautit si një zëvendësues të mundshëm për Endrju Robertsonin.
Gazetari Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim sa i përket të ardhmes së Kerkez, duke shpjeguar se Liverpoulli pati edhe vitin e kaluar interesim për dhe mbeten të etur që ta transferojnë në verën e këtij viti. Ai e citoi faktin se drejtori i Liverpullit, Riçard Hjuz e njeh shumë mbrojtësin e majtë nga periudha sa kishte punuar tek Bournemautin.
Italiani gjithashtu pretenedoi se Arne Slot dëshiron transferimin e një qendërmbrojtësi dhe një mbrojtësi të majtë këtë verë, me Kerkez që është njëri ndër tre emrat kryesor që janë aprovuar nga tekniku holandez.
21-vjeçari ka dhuruar pesë asistime dhe dy gola në 28 ndeshje në kampionat këtë sezon dhe ka kontratë me Bournemouth deri në qershor të vitit 2028