Liverpulli kalon Junajtedin, ofron 80 mln euro për mbrojtësin e Kristall Pallasit
Liverpulli dhe Man. Junajted janë dy rivalët më të mëdhenj në Premier Ligën e Anglisë dhe këto dy skuadra kanë rivalitet edhe në tregun e transferimeve. Qendërmbrojtësi anglez i Kristal Pallasit, Mark Guehi është në listën e dëshirave të dy top klubeve angleze për afatin kalimtar të janarit.
“Djajtë e Kuq” kanë provuar ditë më parë me një ofertë të ulët prej 40 milionë euro transferimin e tij, ofertë që është hedhur poshtë nga Kristal Pallasit. “Daily Mirror” tani ka raportuar se Liverpulli është duke përgatitur një ofertë të re për Guehin, ku synojnë ta dyfishojnë ofertën e Man. Junajtedit duke ofruar 80 milionë euro për mbrojtësin qendror.
Kristal Pallaci e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e tyre, por oferta prej 80 milionë euro mund t’i bindë ata që ta lejojnë largimin e Guehit drejt “Anfield”.
Liverpulli tani janë në përparësi të madhe ndaj rivalëve të Man. Junajtedit për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez, i cili shihet si pasardhës i Virxhil Van Dijk në “Anfield”.