![Liverpulli në finalen e “Carabao Cup”, Slot: Ndeshje e veçantë për ne](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/1738919763_Arne-Slot-reacts-during-the-Europa-League-second-leg-quarterfinal-soccer-match-between-Roma-and-Feyenoord-scaled-850x560.jpg)
Liverpulli në finalen e “Carabao Cup”, Slot: Ndeshje e veçantë për ne
Liverpulli fitoi 4-0 ndaj Totenhamit në gjysmëfinalen e kthimit të “Carabao Cup”, duke dalë në finalen e ketij turneu. Trajneri i Liverpullit, Arne Slot, u shpreh i kënaqur si me rezultatin ashtu dhe me lojën e treguar nga skuadra e tij.
“Unë mendoj se kemi pasur disa netë të mëdha këtë sezon dhe kjo fitore ndaj Spurs është një prej atyre netëve që do ta mbajmë mend gjatë. Ajo finale do të jetë një ndeshje e veçantë për ne”, u shpreh Arne Slot.
“Do të luajmë në Ëembley, një stadium i veçantë për anglezët. Jam shumë i kënaqur që shkoj atje, por ne e dimë se do të përballemi me një kundërshtar shumë të vështirë. Njukasëll është një ekip shumë i mirë”, shtoi trajneri i Liverpullit.
“Është e vështirë të kontrollosh një sezon, duke patur parasysh se kishim edhe dëmtime në pjesën e parë të tij. gjithsesi, sezoni është i gjatë dhe ka ende shumë ndeshje për të luajtur, përfshi edhe këtë finale. Nëse luan kaq shumë ndeshje, të duhen më shumë se 20 lojtarë. Një klub si ne duhet të ketë gjithmonë 20-22 lojtarë të ekipit të parë dhe pas tij ne mund të marrim më shumë lojtarë të akademisë”, deklaroi Slot.