Liverpulli, ofertë prej 60 mln euro për mesfushorin e Realit
Skuadra e Liverpullit thuhet se po shikon me vëmendje mundësinë e transferimit të mesfushorin mbrojtës të Real Madridit, Aurelien Tçuameni. Sipas raportimeve të “BBC Sport”, menaxheri Arne Slot e sheh Tçuamenin si një përshtatje të përsosur për Premier Ligën dhe skuadrën e tij.
Klubi nga Mersejsajdi thuhet se po përgatit një ofertë fillestare prej 50 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh për francezin. Ata janë seriozë për nënshkrimin e tij, me planin për ta bërë atë një pjesë kyçe të mesfushës së tyre.
Megjithatë, Real Madridi nuk është i bindur nga tarifa e propozuar. Klubi e ka të qartë se do të shesë vetëm nëse marrin një ofertë që përputhet me vlerësimin e tyre për lojtarin.
Mbetet për t’u parë nëse të dy klubet mund të bien dakord për një marrëveshje që funksionon për ta. Real Madridi po kërkon të rikuperojë sa më shumë nga investimi fillestar i bërë në Tçuamenin.