Liverpulli triumfon, por humb mbrojtësin Aleksandër – Arnolld
Skuadra e Liverpullit mundi Aston Villa -n me rezultat 2-0 për të siguruar vendin e parë në renditjen e Premier Ligës, mirëpo triumfi erdhi me një çmim të lartë duke marrë parasysh dëmtimin e Trent Aleksander-Arnolldit.
Mbrojtësi i djathtë lëndoi muskulin e këmbës dhe duhej të zëvendësohej në mesin e pjesës së pare. Parashikimet e para nuk janë optimiste për trajnerin Arne Slot dhe stafin e tij.
Trent patjetër do të jetë jashtë skuadrës për ndeshjet e ardhshme të Anglisë në Ligën e Kombeve, por me gjasë do të mungojë për të paktën 20 ditë, çka do të thotë se do të humbasë derbin me Man. Sitin, si dhe përballjen me Real Madridin.
Në këto dy ndeshje me gjasë do të mungojë edhe Alison Becker, si dhe portugez Zhota, për të cilin trajneri Slot njoftoi se e pret sërish në ekip dy javë pas pushimit ndërkombëtar.